Ferizaj – Prishtina 1:2 (0:1)

Futbollistët e Ferizajt, nuk ia dolën që para shikuesve të vetë të shënojnë fitore ndaj KF “Prishtina”. Kështu u ndërpre tradita e fitoreve si vendas. Ishte një lojë emirë dhe me atmosferë që ka një kohë të gjatë që nuk është parë në stadiumin e qytetit. Mbi 2000 shikues ishin tubuar për të përcjell derbin e javës së 12. Në minutën e 25 Prishtina erdhi në epërsi ku nga gjuajtja e lirë nga 25 metra Azem Ahmeti shënoi golin e parë për Prishtinën. Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 46-të, Avdyl Haliti po ashtu nga gjuajtja e lirë po thuajse nga pozita kur shënuan futbollistët e Prishtinës shënoi golin e barazimit. Ndërkaq një aksion në minutën e 56 ishte fatal për portën e Ferizajt  kur pas një gabimi lojtari i Prishtinës Berat Hyseni shënoi gol dhe rriti epërsinë në 2 me 1 dhe me këtë rezultat përfundoi edhe takimi. Ferizaj-Prishtina 1:2.

Zyrtarisht hapen zyrat dhe teshatoret e reja

 Në takim ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës në mënyrë solemne u bë hapja e teshatoreve të reja. Me këtë janë krijuar kushtet shumë të volitshme për futbollistët por edhe për punët administrative të klubit futbollistik. Një zyrë për kryesin e klubi, një për trajnerët dy teshatore të mëdha  për futbollistët dhe tri banje janë të reja dhe të cilat ofrojnë të cilat ofrojnë kushte të mira. Për këtë rreth 30 mijë euro janë investuar. Hapjen solemne e bëri kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, drejtori për Kulturë Rini e Sport, Naim Ferati, kryesia e klubit dhe veteranët e futbollit, Bari Shemsedini, Adem Vata dhe Qamil Bytyqi.

KF Ferizaj vs. KF Prishtina
Më 01.111.2008 në Ferizaj u do të zhvillohet ndeshja e radhës e Raiffaisen Super Ligës së Kosovës në futboll ku në kuadër të xhiros së 11 do të takohen KF FERIZAJ dhe KF PRISHTINA. Ndeshja zhvillohet në stadiumin "Ismet Shabani" në Ferizaj duke filluar nga ora 13. Bileta hyrëse për këtë ndeshje do të kushtoj 2 Euro.
Ftohen të gjithë tifozët ferizajas që të marrin pjesë masovikisht në këtë ndeshje për të përkrahur ekipin tonë drejt një fitoreje të radhës.


KF Flamurtari vs. KF Ferizaj 1:0

 

                                                    KF Ferizaj vs. KF 2 Korriku

Më 19.10.2008 në Ferizaj u takuan Ferizaj dhe 2 Korriku ku fitore shënoi ekipi vendas. Në një motë tejet të përshtatshëm për lojë dhe një atmosferë të mirë të krijuar nga tifozët vendas të dy ekipet treguan një lojë të mirë.
Ferizajin fillimisht në epërsi e dergoi Agron Istrefi në minutën e '21 pas një krosimi të Labinot Lubishtanit. Për mysafirët në minutën e '29 barazoi B. Ademi. Vendasit nga ky golë vetëm sa u frymëzuan dhe kaluan në epërsi nga Labinot Lubishtani i cili shënoi në minutën e '33 nga pika e bardhë ku më parë në zonën e rreptësisë ishte ndaluar Astrit Fazliu. Por dy minuta më vonë mysafirët barazuan, prap ishte i njejti lojtar B. Ademi. Pjesloja e parë u mbyll me barazim 2:2.
Në pjeslojen e dytë ferizajasit pa rreshtur atakuan portën kundërshtare. Mirëpo goli erdhi vetëm në minutën e '84 ku nga goditja e dënimit shënoi Labinot Lubishtani. Njëheriot Labinot Lubishtani ishte edhe heroi i ndeshjes me 2 gola dhe 1 asistim në golë.

Kryetrajneri Arsim Abazi në reprezentacion
Kryetrajneri i KF Ferizaj, z. Arsim Abazi do të jetë pjesë përbërëse e ekipit të kombëtares sonë në futboll për veteranët.

 


 

 

KF Ferizaj vs. KF Trepça 2-1

Futbollistët e Ferizaj shënuan fitoren e radhës. Kësaj here ata si vendas në praninë e mbi 500 shikuesve dhe në një atmopsferë inpozante mposhtën KF Trepça nga Mitrovica me rezultat 2 me 1. Fillimisht në minutën e '31 të lojës ekipi mysafir kalon në epërsi me anë të autogolit të shënuar nga Genc Ratkoceri. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve. Pjesloja e dytë në total u takoi vendasëve ku vazhdimisht atakonin portën e mysafirëve por asesi të shënonin golin e barazimit deri në minutën e '84 kur nga një goditje e lirë afër zonës së rreptësisë shënon Labinot Lubishtani dhe barazon rezultatin. Mirëpo futbollistët vendas nuk ishin të kënaqur me barazim dhe vazhdimisht kërkuan fitoren kur dhe ia arritën atij qëllimi nëpërmjet Astrit Fazliut i cili në minutën e '87 shënoi nga afërsia dhe solli në epërsi vendasit. Në fundjavë ekipi ferizajas udhëton për në Vushtrri ku e pret Kosova e Vushtrrisë.

Fitorja duhet të jetë në anën tonë

Futbollistët e Ferizaj edhe pse kanë pësuar humbje nga Trepça 89 në kuadër të xhiros së 7-të, me rezultat 3:1, i kanë vazhduar përgatitjet edhe me një intensitet edhe më të madh për të qenë sa më të përgatitur për sfidën e radhës. Të mërkurën ferizajasit janë nikoqirë të ekipit Trepça nga Mitrovica. Kryetrajneri i KF “Ferizaj” Arsim Abazi deklaroi se është shumë optimist se fitorja do të jetë e pa diskutueshme nga klubi për dallim nga java e 7-të ku kanë munguar 5 lojtarë, për shkak të lëndimeve. Ekipi tani është i tërë i kompletuar. Abazi gjithashtu theksoi se Trepça është një ekip i mirë dhe se deri në fund duhet të kihet kujdes. Por megjithëkëtë ai shpreson në fitore të ekipit të tij në duel me Trepçën.

 

Burim Çerkini pas lëndimit i gatshëm për lojë

Të dielën më 5 tetor 2008 në takim me Trepçën 89, mbrojtësi i Ferizajt, Burim Çerkini pësoi një lëndim në krahun e majtë. Nga ky lëndim Çerkini u detyrua edhe të largohet nga loja. Por pas intervenimit të mjekëve dhe kujdesit mjekësor treguar ndaj tij. Ai prite që në këtë të mërkure të jetë i gatshëm për lojë. Nëse jo në këtë takim, jam i sigurt që për javët tjera do të jetë gjithçka në rregull sa i përket lëndimit dhe mund t’ju bashkohem bashkë lojtarëve tha mbrojtësi i Ferizajt, Burim Çerkini.

 

 Sadriu, Lubishtani, Syla dhe Haliti të gatshëm për lojë 

Pas disa lëndimeve dhe mos aktivizimin e tyre në 11-in, e parë në takim me Trepçën 89, Fitim Sadriu, Labinot Lubishtani, Faton Syla dhe Avdyl Haliti janë të gatshëm që trajneri i tyre Arsim Abazi të llogarisë në ta që të jenë në formacionin e parë. Kjo do të jetë e mirëseardhur që ekipi të jetë në formë rreth inkasimit edhe të tri pikëve.